Artisti i njohur korçar i poçerisë Vasillaq Kolevica është vlerësuar me titullin mjeshtër nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.

Ky është një titull që jepet për herë të parë nga ky institucion i cili ka në përbërjen e vet zanatçinj të zejeve të ndryshme të cilët vazhdojnë traditën në të gjithë Shqipërinë. Kolevica shprehet i vlerësuar për këtë titull të merituar për të.

Ai është përzgjedhur për përvojën shumëvjeçare, njohuritë dhe aftësitë profesionale në ushtrimin e profesionit në fushën e qeramikës, si dhe për kontributin e dhënë ndër vite për përcjelljen e përvojës së pasur tek profesionistët e rinj, raporton Vizion Plus.

Kolevica vijon të mbajë gjallë artin e bukur të qeramikës që nga mosha 15 vjeçare. Në atelienë e tij në Korçë çdo vizitor surprizohet nga një numër i madh prodhimesh prej balte në shumëllojshmëri ngjyrash e modelesh.

Krijimtaria e tij numëron një sërë punimesh krahas baltës, edhe në dru e gur, thuhet ne lajmin e Vizion Plus.

Atelia e vasillaq Kolevicës ngelet një nga pikat më të vizituara në këtë qytet, ku edhe në ditë të zakonshme nuk mungojnë vizitorët.

Kolevica është ndër të rrallët artizanë të Shqipërisë i cili me pjesëmarrjen në evenimente të ndryshme është vlerësuar dhe është bërë i njohur për pasionin e veçantë që i jep gjallëri këtij qyteti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *