E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ E njoftoi Balla sot në Kuvend, kush është 47-vjeçari që do të ekstradohet nga Italia, i dënuar me 18 vjet burg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije sot në Kuvend se pritet ekstradimi i dy shtetasve nga Spanja dhe Italia.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se nga Italia pritet të ekstradohet Shkëlqim Cakoni, 47 vjeç.

Reklamë

Cakoni, në bashkëpunim me shtetasin Edmond Pulaj qëlloi për vdekje Mark Rrikën, pas një debati për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin me vendimin nr.8 date 19.01.2005 e ka dënuar Cakonin me 18 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 të Kodit Penal. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë