Shteti i Kalifornisë në SHBA hoqi shumicën e kufizimeve të detyrueshme të Covid-19 më 15 qershor, kufizime me të cilat qytetarëve u është dashur të jetojnë për gati një vit e gjysmë. Me më shumë se 70 përqind të qyetarëve të vaksinuar në të gjithë shtetin, autoritetet lokale thonë tashmë nuk ka kthim prapa.

 

Rregullat e distancës fizike dhe pragu i kapacitetit është hequr për baret, restorantet, supermarketet, palestrat, muzetë, parqet , stadiumet ose vende të tjera.

 

Qytetarët  e Kalifornisë ndërkohë po kënaqen me lirinë e tyre të sapo gjetur, duke thënë se ka një ndryshim të dukshëm në atmosferë. Ata shprehen se atmosfera e re është e këndshme tashmë që detyrimi i mbajtjes së maskës është hequr.

 

Sidoqoftë, stafi në shumicën e restoranteve në Los Angeles, të cilët po punojnë me kapacitet të plotë, janë ende me maska. Shumë dyqane gjithashtu kërkojnë që klientë të vendosin maskat, por disa prej blerësve po testojnë kufijtë e tyre.

 

“Nëse mund të hyjmë në dyqane pa maska, atëherë do ta bëjmë. Ndihemi të sigurtë, dhe të shëndetshëm”, thonë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *