Drejtori per evropen qendrore e jugore ne departamentin e shtetit David Kostelancik, percolli ne tirane qendrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per krizen politike ne vend, duke kerkuar bashkepunim per reformen zgjedhore.
Gjate takimit me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruci, drejtori per evropen qendrore dhe jugore ka theksuar se “është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë e për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e reformes zgjedhore, raporton Vizion Plus.
Gjithashtu diplomati amerikan vuri ne dukje se realizimi I reformes duhet te ndodhe brenda vitit pasi do te mundesonte një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.
Ky eshte I vetmi qendrim per krizen politike ne vend I diplomatit amerikan, nderkohe qe gjate takimit me kryeparlamentarin ruci ka shprehur mbeshtetje per reformen ne drejtesi.
Drejtori konstelancik ka theksuar se “Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA.”
Ne njoftimin per mediat te zyres se shtypit prane kryetarit te parlamentit theksohet se Ruçi dhe drejtori Kostelancik ndane te njejtin qendrim se qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkë për shëndetin e demokracisë në Shqipëri dhe prestigjin e vendit tonë në OSBE, NATO.
Drejtori per evropen qendrore e jugore ne departamentin e shtetit ka takuar edhe liderin e opozites Lulzim Basha per te diskutuar situaten politike ne Shqiperi e per tu njohur me kendveshtrimin e opozites per krizen ne vend, thuhet me tej ne raportimin e Vizion Plus.
Me pas ai do te takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe me kryeministrin Edi Rama.
Bie ne sy qe pjese e axhendes se diplomatit amerikan nuk eshte presidenti I republikes Ilir Meta.