Komisioni i Ligjeve u mblodh këtë të mërkurë për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

 

Relatorja nga mazhoranca, Klotilda Bushka e quajti nismën e deputetëve për të shkarkuar Presidentin, legjitim. Përmes kësaj nisme, sipas saj, i hapet rrugë shkarkimit të Presidentit për shkeljet që ka kryer, duke favorizuar opozitën dhe denigruar mazhorancën.

 

“Kolegë deputetë arsyetojnë se Presidenti i ka bërë në mënyrë të përsëritur, akte dhe sjellje, që bëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës. Nuk i kanë shërbyer interesit të popullit. Aktet konsistojnë në sjellje e mesazhe publike, që nuk përkojnë me rolin e tij ekuilibruar. Në abuzim dhe tejkalim, dhe kushte të rëndë flagrante, Presidenti par , gjatë dhe pas fushatës me sjellje, veprime e mesazhe nuk garantoi unitetin kombëtar, nuk moderoi luftën politike. Por nxiti urrejtje dhe situata vetëgjyqësire. Deputetët ngrejnë dhe argumente të tjera, deklarata të Metës që qartazi favorizonin opozitën dhe denigronin mazhorancën. Mesazhet e dhëna nga Presidenti, qoftë në rrjete sociale, qoftë nga burimet e informacioni që më pas janë shpërndarë, kanë bërë që të kemi etiketime të Presidentit me figura të kryeministrit, apo figura të tjera, mesazhe denigruese ndaj përfaqësuesve të huaj, si të blerë e të shitur. Kanë ulur besueshmërinë e Presidentit, si entitet unik që ka në funksionin e vet reputacionin evendit dhe kombit.Por të shpërndara këto në media të huaja, kanë cënuar. Sipas kërkesës, Presdienti në kundërshtim me detyrimet kushtetuese, denigrojnë reputacionin. Këtu nuk është vënë theksi vetëm tek deklaratat e Presidentit që kanë cënuar aftësinë politike, dhe pariomin e unitetit të popullit, por me këto deklarata është denigruar edhe vetë Presidenti, pavarësisht kush e mban figurën. Sipas deputetëve, ka shkelur deytrimet kushtetuese, që burojnë nga neni 83, nga betimi, që ka brenda formulës detyrime kushtetuese që Presidenti duhet t’i qëndrojë besnik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *