Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston...

SHBA ka përdorur pjesën më të madhe të raketave...

Dita e 66 e protestës, qytetarët marshojnë në rrugë

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar në Francë

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret, Zelanda e...

“Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi...

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës në Ceuta,...

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku në Durrës,...

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut, humbin jetën...

Horror në Greqi, djali mban trupin e babait të...

Nisja e vitit të ri shkollor, policia publikon planin e masave

14 Shtator 16:30

Nisja e vitit të ri shkollor ka bërë që policia të ndërmarrë një plan masash sigurie për të siguruar mbarëvajtjen e nisjes së ditës së parë të shkollës.

 

Në këto plane masash përcaktohen në mënyrë të detajuar detyrat që do kryejnë punonjësit e policisë me shërbim pranë shkollave, duke shtuar prezencën policore pranë ambienteve të tyre, me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në këto ambiente.

 

Përmes një deklarate për mediat Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj, ka bërë të ditur se ditën e parë të shkollës me 17 shtator çdo komisariat dhe stacion i policisë për shkollat që kanë në juridiksion, në orët më të ngarkuara të lëvizjes së nxënësve dhe të personelit, do të sigurojnë prezencë policore me patrullën e përgjithshme, ndihmës specialistët e policimit në komunitet, agjentët e krimeve, si dhe shërbimet e policisë rrugore, në afërsi të institucioneve arsimore. Kjo sidomos në orarin e fillimit e mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla.

 

Gjithashtu punonjësit e policisë do të bashkëpunohet me drejtuesit e institucioneve arsimore dhe të pushtetit vendor për shkëmbimin e mendimeve, përcaktimin e detyrave dhe masave të përbashkëta, për rritjen e nivelit të sigurisë publike në ambientet shkollore.

 

Pjesë e këtij plani masash janë;  kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave, vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve dhe mMbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave.

 

Ndër të tjera në planin e masave të sigurisë të hartuar nga policia kërkohet dhe bashkëpunimi I stafit akademik për të informuar në lidhje me nxënësit problematic që mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës.

 

Një kontakt I vazhdueshëm me rojet e shkollave dhe me vlerësimin e çdo informacioni që mund të vijë që shkakton prishje të sigurisë publike.

 

Policia e Shtetit siguron nxënësit dhe prindërit, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe ato të shkollave, se do të jetë e gatshme në çdo kohë lidhur me vlerësimin dhe realizimin e masave të sigurisë në shkolla. Ata do të gjejnë tek punonjësit e policisë partnerë bashkëpunues e seriozë, por njëherësh kërkojmë edhe bashkëpunimin e tyre, për të bërë prezent tek strukturat policore çdo shqetësim dhe problematikë që mund të kenë.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
policia Shkolla Siguria Viti

Nga e njëjta kategori

Zjarr në varrezat e fshatit Libonik, në terren forcat zjarrfikëse

më shumë...

DETAJE/ Vrasja e të riut shqiptar në Itali, ish e dashura e autorit shoqe e Dalipajt, si ndodhi tragjedia

më shumë...

Shpëtohen tre turistët gjermanë që kishin mbetur të bllokuar në malin e Çikës, operacioni zgjati katër orë

më shumë...

Situatë dramatike nga zjarri në Rriban të Mallakastrës, policia evakuon 15 familje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Igli Tare grabitet në tren në Romë,...

11:02

Zjarr në varrezat e fshatit Libonik, në...

10:37

WhatsApp po teston funksionin e ri, mesazhet...

10:35

DETAJE/ Vrasja e të riut shqiptar në...

10:18

Ja pse trupi tenton të rikthejë kilogramët...

10:16

SHBA ka përdorur pjesën më të madhe...

10:04

I nxehti ekstrem bëhet shkak për pagjumësinë...

9:49

Dita e 66 e protestës, qytetarët marshojnë...

9:33

“Nuk kemi marrëveshje”, Kurti flet pas takimit...

9:33

A duhet ta kontrolloni telefonin e partnerit/es?

8:57

Vendosni një gjethe dafine në lavatriçe gjatë...

8:43

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar...

8:34

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret,...

8:13

“Kur fati të troket 2 herë në...

8:04

Shpëtohen tre turistët gjermanë që kishin mbetur...

7:59

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës...

7:53

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku...

7:41

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut,...

7:24

Situatë alarmante nga zjarret në vend, ja...

7:20

Horror në Greqi, djali mban trupin e...

Më të klikuarat

  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë...
  • Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në r...
  • Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit e Valon Belës i...
  • Altin Dumani i kallëzuar në Itali nga grupi “ÇelajR...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.