E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në varrezat e fshatit Libonik, në terren forcat zjarrfikëse

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në varrezat e fshatit Libonik, në bashkinë e Maliqit.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa flakët kanë përfshirë një pjesë të zonës, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, si edhe për shuarjen e plotë të flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë