Subscribe

Kriza e emigranteve eshte nje sfide me te cilën nuk përballet vetëm Europa dhe përgjegjësia duhet ndare mes gjithe vendeve per gjetjen e nje zgjidhjeje. Kete mesazh përcolli presidenti Bujar Nishani ne Samitin e OKB-se per refugjatet dhe migracionin ne Nju Jork. Ai tha se kambana e alarmit po bie ne vendet anëtare te Bashkimit Europian, por dhe ne rajonin e Ballkanit Perëndimor per përballimin e kësaj krize, qe lidhet edhe me sigurinë.
“Rajoni i Ballkanit eshte i vendosur ne nje pozicion, ku pasojat e presionit te flukseve migratore ne jug mund te arrijnë shpejt Evropën Perëndimore e Veriore. Rreziku aktual per te cilin duhet te tregojmë shume vëmendje, eshte ai i përdorimit te migracionit per qellime terroriste. Ne kete llogore askush nuk qëndron i vetem, dhe as mund ta shmange me veteizolim”.
Duke kujtuar gjendjen e vështire me te cilen përballen 35 mije te zhvendosur nga zonat e konfliktit, Nishani tha se Shqipëria qëndron përkrah partnereve te saj, modestisht, per nje qasje te përbashkët kolektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *