Ka nisur ditën e sotme vaksinimi i punonjësve të Policisë në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar nga afër procesin e vaksinimit në Arenën Kombetare, ku deklaruan se vaksinimi i uniformave blu do të përmbyllet shumë shpejt.

“Sot në të gjithë vendin kemi filluar vaksinimin e efektivëve të policisë. Në stadiumin Air Albania kanë filluar vaksinimin të gjithë drejtoritë. Sot janë planifikuar të vaksinohen 500-600 efektiv policie. E kemi organizuar në arenën kombëtare ku do ta përfundojmë shumë shpejt”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama duke ju referuar medias The New York Times u shpreh se vaksina kineze Sinovac ka rezultuar deri tani më efikase.

“Dje ishte shumë interesant se nxjerr Times një artikull bazuar në të dhënat e deritanishme edhe Sinovac ishte i pari në efiçencë”, nënvizoi kryeministri Rama

Pritet të vaksinohen rreth 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 172.486 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *