Sesioni i ri parlamentar ka nisur këtë të hënë, pas katër javë ndërprerje ligjvënësit i rikthehen punës bashkë me prezencën e opozitës në seancën plenare.

 

Në rendin e ditës, është parashikuar votimi i dy dekreteve presidenciale, atij për shkarkimin e Ditmir Bushatit si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme dhe emërimin e Edi Ramës në krye të këtij dikasteri.

 

Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij hapëse theksine ka vënë tek miratimi i Reformës dhe Kodit të ri Zgjedhor.

 

“Sesioni që lamë pas mund të ishte më produktiv nëse do të ishte edhe pjesëmarrja aktive e opozitës. Fitorja e zgjedhjeve duhet të jetë në shërbim të misionit kombëtar dhe jo e kundërta. Do të dëshiroja që debati i munguar të kompesohet në këtë sesion. Prezenca e opozitës e bën sesion të vështirë por njëherësh më demokratik, më të trazuar, por njëherësh më të dobishëm. I kemi të gjitha mundësitë të vulosim në kujtesën e secilit prej nesh këtë sesion si sesioni i çeljes së negociatave me BE”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *