E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis faza e dytë e sheshit “Skenderbej”

Pas përfundimit te hapësirës me te madhe pedonale ne qendër te Tiranës, nisa faza e dyte e punimeve ne sheshin “Skenderbej”. Tre lulishtet e planifikuara sipas projektit kane nisur nga ndërtimi.

 

Lulishtja pranë monumentit te Skënderbeut, do te rikonceptohet, por duke ruajtur disa elemente nga ajo e kaluara. Bimësia do te jete e larmishme, me hapësira çlodhëse, ndriçim dhe rruge qe komunikojnë me qendrën.

 

Reklamë

Paralelisht me këtë lulishte po ndërtohen edhe dy miniparqe te tjerë pranë qendrës. Hapësira mes Teatrit te Kukullave dhe Ministrive, si dhe sipërfaqja mes xhamise se Ethem Beut dhe Bibliotekës Kombëtare, do jene zonat e gjelberta përreth sheshit “Skenderbej”. Ndërtimi i lulishteve te do te përfundojë ne fillim te pranverës.

 

Më shumë video

Reklamë