E premte, 25 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Është koha të paguani çmimin”, Trump kërcënon Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ka marrë “shumë kohë për të negociuar një marrëveshje” dhe se tani “do të duhet të paguajë çmimin”.

Komentet e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta mes dy vendeve, pasi SHBA-të dhe Irani kanë shkëmbyer sulme dhe kërcënime të reja ndaj njëri-tjetrit.

Presidenti amerikan tha se Irani është “mundur plotësisht” dhe se po mbështetet vetëm te deklaratat, pa ndërmarrë veprime konkrete.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi se Teherani “nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm apo kërcënim”, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara kanë pësuar “humbje në fushën e betejës”.

Reklamë

Shkëmbimi i deklaratave të forta ka rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë