E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin rrugor Pogradec – Qafë Pllocë, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Pogradec – Qafë Pllocë në afërsi të kryqëzimit të fshatit Zërzvaskë. Si pasojë është plagosur shoferi.

Drejtuesi i mjetit edhe për policinë e qarkullimit rrugor ka kryer një manovër të gabuar, duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun e kundërt, ku është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Shpejtësia për policinë e qarkullimit rrugor ka qenë tej normave të lejuara, por për fatin e mirë drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut për jetën

Burime pranë spitalit të Pogradecit thane se i plagosuri po transportohet drejt spitalit rajonal të Korçës për trajtim më të specializuar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh