Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, falenderoi publikisht Lindita Nikollën, e cila dy ditë më parë njoftoi se nuk do të jetë më kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Në fjalën e tij Rama theksoi se Lindita Nikolla është një shembull për tu ndjekur, një shembull që tregon se si duhet të jenë të zgjedhurit e komunitetit.
Lexo edhe :
Related Posts
“I nderuar Kongres i PS, shokë, shoqe , miq dhe të ftuar. Ky ëhstë një stacion me rëndësi në rrugëtimin e partisë sonë. Jo thjeshtë sepse sot do të zgjedhim përfaqësuesit e familjes sonë të amdhe politike në Asamblenë Kombëtare, prej së cilës në fillim të sezonit të ardhshëm politik do të dalë dhe Kryesioa dhe Sekretariati i ri Organizitiv. As sepse sot nis mbjellja e fushës së fitorës që do të korrim në pranverën e ardhshme me një punë në të gjithë Shqipërinë për të gjithë shqiptarët, por sepse sot nis natyrshëm edhe projekti i PS 2030. Për të cilin një gjeneratë tjetër nga ata që janë aty në qendër duhet të marrë kreshendo, hap pas hapi më shumë pjesë më shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Është kjo koha e duhur për të nsiur një tjetër investim të ri për kapitalin njerëzor të PS dhe për të punuar për një ambiecie të re të madhe, jo vetëm për Shqipërinë 2023 por dhe për PS 2030. Dua të ndalem në një moment për të përshëndetur dhe falenderuar edhe në emrin tij Lindita Nikollën. Lindita ishte kryetare e Kuvendit të Shqipërisë për 3 vite, ku bëri më të mirën e saj si gjithmonë. Me modestinë e një mësueseje të përkushtuar e ka vënë unin e vet në shërbim të komunitetit politik, Lindita është një shembull kuptimplotë se si duhet të jetë individi i zgjedhur nga ky komunitet në çdo hap përfaqësimi. Faleminderit Lindita për forcën e shembullit që ti je”, tha Rama.
/Vizionplus.tv/