New York po kthehet në një epiqëndër të madh koronavirusi në SHBA.

Të dhënat e fundit të bëra publike nga Guvernatori Andrew Cuomo saktësojnë se janë 37 mijë e 257 personat e prekur nga COVID-10 vetëm në këtë shtet. Numri I totalit të infektuarve është rritur me mbi 7 mijë paciente të rinj vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkohë numri I viktimave ka shkuar vetëm në New York 385, ose rreth 100 të vdekur më shumë vetëm në harkun kohor të pak orëve. Kryebashkiaku Bill de Blasio parashikon se gjysma e Neë York do të infektohet nga koronavirusi.

Alarmi për këtë shtet është I madh nga autoritetet shendetesore amerikane të cilët I tremben një situatë si në Lombardi ku shendetesia ka shkuar drejt kolapsit.

Ndërkohe në gjjithë Amerikan numri I viktimave I ka kaluar tashmë 1 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *