Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka kërkuar nga vendet e BE që të mbajnë premtimin për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe të hapin negociatat.

 

Në fjalën e mbajtur në PE, Juncker tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë parparime thelbësore sa I takon kushteve të vendosura në qershor të 2019.

 

“Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përparim thelbësor. Kjo është arsyeja pse Presidenti Sassoli, Presidenti Tusk, Presidentja e zgjedhur von der Leyen dhe unë u shkruajtëm një letër Shteteve Anëtare duke i ftuar ata të bëjnë atë që u premtuan vendeve të Ballkanit Perëndimor  veçanërisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *