E hënë, 19 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi

Një ndërtesë e naftës ruse është përfshirë nga flakët në qytetin Novorosiski në Detin e Zi, pas sulmeve të reja me dronë që Ukraina kreu gjatë natës, raportuan autoritetet më 23 maj.

Pjesë të një droni të rrëzuar ranë në hapësirat e një terminali karburanti, duke shkaktuar zjarre në disa ndërtesa teknike dhe administrative, tha shtab operacional rajonal të Krasnodarit.

Reklamë

Dy persona janë plagosur, sipas njoftimit.

Sipas dëshmitarëve okularë, që kanë publikuar të dhëna në rrjetet sociale, është goditur terminali i naftës Grushovaya, një nga objektet më të mëdha të depozitimit të naftës në Kaukaz, përfshirë rezervuarët nëntokësorë dhe mbi tokë, si dhe një objekt për transferimin e ngarkesave.

Reklamë

Industria e naftës në Novorosiski është jetike për ekonominë ruse të luftës dhe është shënjestruar vazhdimisht nga dronët ukrainas, ndërsa Kievi po përpiqet të mbrohet përballë pushtimit të plotë të nisur më shumë se katër vjet më parë nga Moska.

Ukraina ka intensifikuar së fundi sulmet ndaj pjesës së brendshme të territorit rus, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se 348 dronë u rrëzuan gjatë natës.

Këto pretendime nuk është e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Autoritetet ruse raportuan dëme nga sulmet me dronë në disa rajone, përfshirë në Anapa, në Detin e Zi.

Autoritetet në Perm, që gjendet rreth 1.000 kilometra në lindje të Moskës, raportuan gjithashtu për një sulm ndaj një objekti industrial, që shkaktoi zjarr në një fabrikë kimike.

Në Ukrainë, forcat ajrore thanë se 102 nga 124 dronët rusë të lëshuar gjatë natës drejt vendit u penguan.

Sipas tyre, gjithsej 12 goditje u regjistruan në nëntë lokacione, ndërsa copëza dronësh të rrëzuar ranë në pesë lokacione të tjera./rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë