E hënë, 19 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama përfundon vizitën në Japoni: Shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar në sytë e botës

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbyllur turin e tij 4-ditor në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Përmes një videoje të publikuar këtë të shtunë, 23 maj, në rrjetet sociale, ai ndan momente nga vizita në Tokio dhe shpreh mirënjohje për mikpritjen e veçantë që iu rezervua delegacionit shqiptar.

Reklamë

“Mirëmëngjes, dhe me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Vizita e kryeministrit në dy vendet aziatike përfshiu disa takime dhe aktivitete zyrtare. Fokusi kryesor ishte forcimi i marrëdhënieve ekonomike, teknologjike dhe bashkëpunimit në investime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë