Kreu I Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali e ka cilësuar si të pazakontë zgjatjen e vendimit të Këshillit Europianë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

 

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Gjipali tha se Këshilli e ka shtyrë vendimin për dy vendet e Ballkanit për faktin e reformimit të brendshëm të Unionit që po kërkohet me ngulm nga disa vende të BE.

 

Por krahas kësaj deklarate, Gjiplai nuk i kurseu as akzuat në drejtim të politikës shqiptare, e cila sipas tij, ka qenë shpesh shkaktare për shtyrjen e negociatave të BE me Shqipërinë.

 

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë me vendet e tjera një proces kaq me tollovi të themi apo na duket neve që jemi më të përfshirë në këtë proces?

 

Nuk ka pasur një ngjarje të tillë që diskutohet kaq shumë një fazë e procesit të anëtarësimit. Sepse mos harrojmë që është vetëm hapja e negociatve ku një pjesë e madhe e punës mbetet për t’u bërë tek negocimi I kapitujve deri sa arrihet në fund më mbylljen e suksesshme të mbulljes së kapitujve që do një periudhë disa vjeçare. Dhe e pamë që në fillim në mbledhjen e ambasadorëve nuk u arrit konsensusi. U prit mbledhja e Ministrave të Jashtëm nuk u arrit as aty. Pritet mbledhja e kryetarëve të shteteve nëse dhe aty do t’I japin një zgjidhje këtij momenti delikat për Shqipërinë, Maqedoninë po në tërësi për procesin e zgjerimit për gjashtë vendet që kanë ngelur.

 

Parashikime është e vështirë të bëhen nisur edhe nga përvoja e vendeve të tjera që kanë kaluar nga kjo rrugë. Por supozojmë që në një moment optimizmi që negociatat do të hapeshin. Sa kohë do t’i duheshin Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë me këto ritme që po ecën Europa në këto moment. Me këtë skepticizëm që ka në radhët e anëtarëve sa kohë do t’I duhej procesit negociator të përmbyllej?

 

Kjo është një anë e medalies që për fat të keq nuk e njohim sepse nuk ka ndodhur më parë. Më parë vlerësohej gjithmonë aftësia për të bërë detyrat e shtëpisë sesa vendet mund të përgatiteshin për të arritur ato standardet e mjaftueshme për tu anëtarësuar ne BE. Tashmë kemi një anë tjetër të medaljes që është e panjohur sesa Europa është gati për të mirëpritur këto vende. E shohim që tani në pengesat e këtij procesi nuk lidhen drejtpërdrejt me vendet që synojnë anëtarësimin por me reformimin e BE. Ky skepticizëm në rritje e bën të paparashikueshëm procesin. Dhe vetëfakti për një vendimmarrje kaq të vështirë për një hap nga shumë hapa që ka procesi I anëtarësimit në fakt do të vërë në dyshim të gjithë këtë process e jo vetëm për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut po edhe për Serbinë e Malin e Zi që janë më përpara pasi kanë hapur negociatat e aq më shumë për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën që janë në një stad tjetër. I gjithë procesi është në diskutim në rast se nuk do të kemi një vendimmarrje positive këto ditë.

 

Në rajonin tonë ka 4 vende që janë kandidate për në BE. Dy prej tyre I kanë hapur negociatat dy të tjera jo. Përtej faktit nëse do të kemi një hap pozitiv, por nga pikëpamja e marrëdhënieve a ka hapja e negociatave na një përfitim të kësaj natyre?

 

Sa I përketë fondeve nga BE nuk ka nga një dallim për shkak se parashikimi I fondeve bëhet çdo 7-vjeçar dhe tashmë po fillon të programohet 7-vjeçari I ardhshëm. Ndryshimi I vetëm është kur vendet janë aq afër e do tu duhet të anëtarësohen, pra do të ketë një parashikim ekstra të themi për anëtarësimin e vendeve por që nuk është rasti për të gjithë rajonin. Sa I takon monitorimit këtu ka ndikim. Sepse një hapje negociatash do të thotë një monitorim shumë nga afër I proceseve të rëndësishme shtetformuese ne vend. Po të shohim para pak ditësh vetë Bundestagu gjerman vendosi një sërë kushtesh që Shqipëria duhet të plotësojë para se të shkojë tek konferenca ndërqeveritare pra në rastin ku vetë negociatat hapen. Dhe vetë kjo është një kushtëzim, një monitorim më nga afër, më në detaje, pasi flitet për elemente konkrete të Reformës në Drejtësi si ngritja e SPAK, Gjykatës Kushtetuese etj. Një monitorim nga afër I BE do të realizohet vetëm me hapje negociatash.

 

Cila është shifra më e fundit për atë që quhet pëlqyeshmëria e popullësisë në Shqipëri për BE?

 

Çuditërisht sondazhet më të fundit e nxjerrin Po 90%. Pra nuk ka një dekurajim nuk ka një lodhje nga ky proces ndonëse Shqipëria ka qenë e para e tani ndodhet në vendet e fundit. Kemi 20 vjet që me Samitin e Zagrebit kuru lancha si proces e më pas me axhendën e Selanikut që Shqipëria ka qenë nga vendet e para të përfshira por ende pas 20 vjetësh ne nuk e shohim një datë për anëtarësim. Çuditërisht kemi një mbështetje të madhe mbi 90% por do të jetë e vështirë të mbahen këto shifra nëse kundërshtia e procesit do të vijë nga Europa. Deri më sot ne ja kemi vënë fajin klasës politike, dhe me të drejtë do të thosha, por në këtë moment kemi një ndryshim kur Franca vendos veton për arsye që nuk lidhen drejtpërdrejtë me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *