Subscribe

Librat i ka dashur gjithnjë, por kur nisi të studionte për letërsi, kuptoi se ato më me vlerë ishin letrat e zverdhura nga koha dhe kopertinat jo të shndritshme.

 

Prej më shumë se 5 vjetësh, Antonio Çikollari është në kërkim të një libri të tillë.

 

E gjejmë mes tyre në panairin e librit të ri dhe të përdorur, panaire të vogla që kohët e fundit kanë nisur të marrin jetë në qoshkat ku nuk ofrohet vetëm kafe, por edhe dije. Antonio thotë se me shumë fat ndodh që këto libra t’i gjejë edhe lirë.

 

Libri më i vjetër që ka në shtëpi, së shpejti bën 100 vite nga dita e botimit për herë të parë.

 

Por, nga kjo rrugë nuk ka dalje: është një pasion që duket se do të zgjasë gjithë jetën, pasi çdo ditë lista e librave të vjetër ka nevojë të pasurohet me të tjerë tituj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *