Ne një kohe kur administrata tatimore nga zyra, paralajmëron biznesin se duhet te klasifikohet ne i madh, Konfidustria ka nje propozim per qeverinë. Me qellim shmangien e te tilla konflikteve, por edhe per efekte te tjera, Konfindustria është e mendimit se biznesi duhet te klasifikohet ne baze te fitimi dhe jo te xhiros. Konfindustria vlerëson se ndarja e sotme ka shtuar ndjeshëm rezistencën e bizneseve te“vegjël” përmosleshimin e faturave tatimore për biznesin e “madh’, duke shkaktuar drejtpërdrejt prodhim te evazionit fiskal ne  gjithë  ekonominë vendore. Bizneset  ne pamundësi per  shkarkimin e faturave  dhe  përballe rrezikut te falimentit, detyrohen te fshehin shitjet, te hyjnë ne spiralen e evazionit dhe si rrjedhim te jene lehtësisht te goditshem nga institucionet fiskale, duke krijuar kushte objektive edhe për korrupsion. Konfindustria e vlerëson se ndarja ne baze te xhiros ka shtuar ndjeshëm rezistencën e bizneseve te vogla per te mos lëshuar fatura per tregtaret e mëdhenj, çka per rrjedhoje shkakton evazion per ekonomin e ne tërësi. Nga viti 2016, biznesi i vogël u përjashtua nga taksa vjetore prej 25 mije lekësh ne vit. Por kjo lëvizje qe ne fazën e propozimit te saj u kundërshtuar nga biznesi i madh, i cili paralajmëroi qe tregtaret e vegjël nuk do te jene te interesuar te lëshojnë fatura tatimore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *