112 familje morën këtë të martë shtëpitë e reja në zonën e Valiasit në Kamëz. Blloku i apartamenteve është pjesë e procesit të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i tre viteve me pare.

 

I pranishëm gjatë shpërndarjes së çelsave të apartamenteve ishte dhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se këto shtëpi përbëjnë pasuri të patundshme,  me vlerë më te madhe se e banesave që humbën nga tërmeti.

 

Rama shtoi se investimet do të vazhdojnë në këtë zonë dhe jo vetëm, në mënyrë që asnjë i prekur nga tërmeti të mos vuajë për strehim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *