Subscribe

Analisti Mentor Nazarko mendon se pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor fshihet një vendim djallëzor për të prishur ekuilibrat e opozitës. Gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Nazarko tha se qëllimi kryesor ishte që opozita të mos garonte dot me një listë.

“Tashmë ky ka qenë qëllimi kryesor po themi i zgjedhjes apo modifikimit që ju bë kodit zgjedhor, për të pamundësuar garimin e opozitës në një listë, duke nxitur kësisoj gjithë ato zëra të pakënaqur me numrin e vendeve që do ti jepte zoti Basha, që është le të themi bartësi kryesor i kësaj liste. Natyrisht zoti Basha bën llogaritë e veta, mbështetur mbi sondazhe të brendshme, sondazhe publike, për të shpërndarë atë peshën e duhur në listen e përbashkët, ashtu sic edhe akomodon apo rehaton edhe ato që janë pritshmëritë brenda partisë së vetë. Pra gjithcka është normale, është e pritshme, duke patur parasysh qoftë urinë e disa partive që janë mësuar të funksionojnë kështu, që kanë 8 vjetë që janë në opozitë edhe duke patur parasysh atë djallëzinë që qëndron mbrapa modifikimit që ju bë Kodit Zgjedhor në momentet e fundit pa pranimin e opozitës.”

 

Sipas Nazarkos, modifikimi i Kodit është i qëllimtë, por shtoi se ka edhe një efekte pozitive për interesin publik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *