Subscribe

Spektakli “Këngë Moj” vijon rrugëtimin e tij me muzikë të zgjedhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Kjo e martë do të sjellë në ekranin e Vizion Plus tingujt e muzikës së Krujës. Këngët sot vijnë të interpretuara nga emrat më në zë të kësaj treve dhe jo vetëm.

 

 

GRUPI PLEQTE E KRUJES

KENGETARE

 

“Sivjet jemi në një hapsirë më të artistike sepse të gjithë artistët do këndojnë në repertorin krutan këngët më të njohurë të këtij grupi. Ndaj kjo është kënaqësia dhe nderi që kemi ne sonte.”

 

 

GRETA ZANI

 

KENGETARE

 

“Në incizimet e mia kam kënduar sigurisht këngë popullore sic janë “mkan thon shoqet mbreme” por sonte do të vij me njëkolazh  që e këndoj pqe herë të parë, të cilin kur ma propozuan më pëlqeu shumë ndaj e pranova më kënaqësi dhe mezi po pres ta këndoj.”

 

Muzika krutane është pjesë e familjeve shqiptarë ndër vite.

 

 

JULJANA PASHA

KENGETARE

 

“Çdo natë ka rëndësinë e saj, por muzika e krujës përafron shumë në folkolor  me muzikën e Matit, Burrelit, qytetit ku unë kam lindur dhe e ndjej veten sio në shtëpinë time në natën krutane.”

 

 

MUSTAFA MEHJA

 

KENGETAR

 

“Kruja është qytet me traditë si në muzikë dhe në gjithë drejtimet e tjera, është qztet që ka nxjerrë vlera. Ndaj drejtuesit e këtij spektakli kanë bërë shumë mirë që kan vendosur të nxjerrin në pak këto vlera të folklorit të Krujës.”

 

 

“Këngë Moj” vjen sonte në mbrëmje në orën 21 vetëm ne ekranin e Vizion Plus

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *