Subscribe

Tingujt e muzikës së krijuar nga kompozitori i njohur Endri Sina kanë pushtuar skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. “Kristal” është një Koncerti i veçantë që vjen i përshtatur për muzikë dhome.

 

Për vetë kompozitorin, koncerti ka qenë një surprizë.Ai ndalet edhe  tek krijimtaria muzikore e viteve të fundit, e cila për të nuk është në ditët e saj më të mira.

 

ENDRI SINA

KOMPOZITOR

“Jam shumë i lumtur për të gjithë artistët korçarë që interpretuan qoftë dhe orkestra. Nuk mendoj se jemi në ditët më të mira, ditët më të mira kanë qenë kur vetë shteti ishte më tepër i interesuar për krijimtarinë muzikore, për vetë kompozitorët.”

 

Ndërsa për pianisten e njohur Kristina Petrollari, e gjithë kjo krijimtari ishte konceptuar si një portret instrumental i kompozitorit.

 

KRISTINA PETROLLARI

PIANISTE

“Muzika e tij është tamam si titulli që i kemi gjetur koncertit, shumë  e kristaltë, shumë e pastër shumë e çiltër dhe kjo ide më erdhi rastësisht vetëm nga një vepër që ai më dha për ta ndarë me studentet e mi.”

 

Kompozitori Endri Sina në repertorin e tij muzikor numëron një numër të madh krijimtarie  jo vetëm në muzikën e filmave, por dhe si pjesëmarrës në shumë festivale, e deri tek krijimtari sinfonike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *