Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi posedonte armë zjarri dhe një sasi droge.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e A.Ç. në Memaliaj, uniformat blu i gjetën të riut një pistoletë “Zastava”, një armë gjahu teke, një pushkë sportive, municion luftarak si dhe 20 doza me kanabis,  të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *