Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla e cilëson qesharak presidentin Ilir Meta, ndërsa theksoi se nuk mund ta shpërndajë Parlamentin.

 

Në një prononcim për mediat, numri dy i socialistëve tha se Meta është nën hetim për shkeljet e vazhdueshme Kushtetuese, e për pasojë Kuvendi mund ta shkarkojë Presidentin.

 

“Republika e Shqipërisë është e pastër parlamentare, e kulluar parlamentare dhe presidenti i zgjedhur në atë detyrë nga Kuvendi i Shqipërisë e di fare mirë këtë mungesë të së drejtës për të pasur këtë lloj qasje me Kuvendin. Kuvendi e shkarkon Presidentin dhe procesi certifikohet nga GJK. Presidenti i vjen anash Parlamentit për ta shkarkuar dhe shpërndarë. Është një person në hetim për shkeklejt e njëepasnjëshme kushtetuese”, tha ai.

Balla njoftoi  mes të tjerash se të enjten do të komunikohen dekretet e firmosura nga Meta, ndërsa shtoi se Kuvendi i Shqipërisë vepron gjithnjë në rrugë institucionale.

 

“Unë shpresoj që në argumentet e dekretit të mos jetë përfshirë gjuha e rrugës, por të ketë argumente të qenësishme dhe më pas Kuvendi në bazë të raportit të shprehet me vote”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *