Kandidati i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se prindërit e shumë prej kandidatëve janë kërcënuar.
Ai u shpreh se në terren, shumë persona i mbështesnin, por iu kanë thënë se nuk dalin dot publikisht për t’i mbështetur.
Pjesë nga biseda:
Muçi: Kemi pasur raste që prindërit e kandidatëve tanë janë kërcënuar. Kemi pasur persona që thonin ‘jemi me ju, por nuk dalim dot hapur’.”
Borakaj: I keni denoncuar?
Muçi: Jo, duhet të kesh prova. S’mund të thuash vetëm me fjalë.
/vizionplus.tv