Drejtori i Rajonal i Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, Ervis Xhelo, është shkarkuar nga detyra pasi ka marrë pjesë në fushatën e PDIU-së gjatë orarit zyrtar.

 

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur masën disiplinore për largim nga puna të drejtorit të ISSH, dhe në vend të tij ka  propozuar Astrit Hadon.

 

Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *