Subscribe

Fati i udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abi Bakr-Al Bagdadi vazhdon të mbetet mister, edhe pse orët e fundit janë shtuar spekulimet se ai mund të ketë mbetur i vrarë në Siri. Pak ditë më parë u publikua lajmi për vdekjen e Al Bagdadit dhe këtë të premte ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se po verifikohen informacionet, sipas të cilave ai humbi jetën nga një sulm ajror në 28 maj. Dyshohet se udhëheqësi i ISIS është vrarë në afërsi të Rakas nga avionë ushtarakë rusë.

 

Al Bagdadi mund të ketë qenë i pranishëm në një mbledhje të liderëve të grupit terrorist, gjatë të cilës janë vrarë komandantë të nivelit të lartë, pjesë e këshillit ushtarak të ISIS. Disa herë në të kaluarën kanë qarkulluar lajme për vrasjen e Al Bagdadit, por nuk ka patur konfirmime nga Pentagoni, apo Rusia.

 

Lajmi per vdekjen e udhëheqësit te Shtetit Islamik vjen ndërsa xhihadistët kanë shtuar kërcënimet për sulme në Ballkan dhe Europë. Në një raport të fundit agjencia europiane e sigurisë Europol dha alarmin se ISIS i ka sofistikuar teknikat e veprimit dhe po planifikon të kryejë sulme me eksploziv dhe armë kimike, duke përdorur dronë. Në të thuhet gjithashtu se grupet xhihadiste po përdorin me më shumë efikasitet rrjetet sociale, për të përhapur mesazhet dhe për të shtuar rekrutimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *