Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

“Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes...

Si do funksionojnë “Besa” dhe “Pasqyrë Albania”, Rama: Qytetari...

Zelensky e quan “të turpshme” gjuajtjen me armë mes...

Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi,...

Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij,...

Rama ndan pamje nga takimi me studentët e Prishtinës:...

Hoxha takon homologun malazez: Gjithçka qetë në këtë anë...

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri zjarrin që...

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e kanë vendin në burg për sa kohë nuk janë persona me rrezikshmëri

28 Maj 21:31

Avokati Gentian Rumano komentoi në studion e QUO VADIS në Vizion Plus vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie.

Sipas tij, nëse gjykata do të pranonte zbutjen e masës së sigurisë, kjo do të krijonte një precedent të rëndësishëm që mund të përdorej në raste të tjera të ngjashme nga avokatët.

Rumano u shpreh se në këtë fazë të procesit, kur çështja ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar, duhet të vlerësohet vetëm rrezikshmëria e personit dhe jo elementë të tjerë të hetimit.

Ai theksoi se, sipas tij, nëse rrezikshmëria shoqërore është e ulët, nuk ka arsye për mbajtjen në paraburgim të individit.

Rumano: Unë do doja që sot Gjykata e Lartë të zëvendësonte masën e sigurisë “arrest me burg”, ose të bënte një përpjekje për zbutjen e masës. Do doja që këtë benefit, pra me ndryshimin e masës së sigurisë së Veliajt, të gjithë ne avokatët do kishim një precedent për ta përdorur për të gjitha rastet e tjera, duke i kërkuar gjykatës si paralelizëm rastin e Veliajt. Gjykata s’na e dha këtë mundësi.

Gjykata e Lartë apo dhe gjykatat më të ulëta në kërkesën e zëvendësimit të masës së sigurisë kur çështja ka kaluar për gjykim duhej të bëjë një krahasim kur është dhënë masa. Në përfundim të hetimit, provat janë marrë, ke formuar akuzën dhe e ke çuar çështjen për gjykim. Pra s’ka më prova për të marrë prokuroria për Veliajn. Dhe kështu vlerësohet vetëm rrezikshmëria e personit. Duke qenë se nevojat janë zbutur, ku nuk ka rrezikshmëri shoqërore, atëherë çfarë do t’i bëjë interesit publik zotëria kur të dalë jashtë? Duke qenë se ti mban në paraburgim një person të tillë, në momentin që ai shpallet i pafajshëm, shteti duhet t’i paguajë dëmshpërblimin për kohën që i ka shkaktuar në paraburgim. Nuk e kanë vendin në burg për sa kohë nuk janë persona me rrezikshmëri të lartë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
ceshtja veliaj Gjykata e Larte Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Si do funksionojnë “Besa” dhe “Pasqyrë Albania”, Rama: Qytetari do ketë mundësi të kontrollojë shtetin

më shumë...
Martin dhe Kristian Bardhi

Vrasja në Mirditë, reagon policia: Viktor Bardhi u gjet i pajetë në makinë

më shumë...

Fjalëkodët sekretë që do ju mbrojnë nga mashtruesit e AI; Historia prekëse e familjes amerikane

më shumë...

Nis shpërndarja e teksteve shkollore, Kumbaro: Mbështetje për familjet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi
10:14

“Gjaku” që po merr jetë, 31 vite...

10:13

Si do funksionojnë “Besa” dhe “Pasqyrë Albania”,...

Martin dhe Kristian Bardhi
10:11

Vrasja në Mirditë, reagon policia: Viktor Bardhi...

10:02

Fjalëkodët sekretë që do ju mbrojnë nga...

10:01

Nis shpërndarja e teksteve shkollore, Kumbaro: Mbështetje...

9:58

Zelensky e quan “të turpshme” gjuajtjen me...

9:53

Situata e zjarreve, 27 vatra në 24...

9:44

Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet...

9:27

Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

9:24

E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën...

9:19

Kontroll në paraburgimin e Durrësit, gjenden 5...

9:15

Të shtëna me armë në Mirditë, një...

9:01

Vala e të nxehtit vijon, temperatura deri...

Servisi i dëmtuar nga tritoli
8:57

Durrës/ Dy shpërthime me lëndë plasëse brenda...

8:50

Digjen dy stane në fshatin Trodhën, situata...

8:46

Marrëdhëniet përmirësohen, vijnë mundësi të reja për...

8:35

Rama ndan pamje nga takimi me studentët...

8:14

Hoxha takon homologun malazez: Gjithçka qetë në...

10:59

E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik...

10:44

Ora në të cilën zgjoheni tregon shumë...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.