Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka caktuar datën 5 qershor për të zhvilluar seancën e parë për çështjen ndaj ish bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, mëson se seanca e parë për ish çiftin Meta-Kryemadhi do të zhvillohet në prën 11:00.
SPAK i akuzon të dy për çështjen e pasurisë, ndërsa është mëvetësuar procesi për tre të tjerët. Meta dhe Kryemadhi i kanë mohuar akuzat dhe e cilësojnë procesin politik.
Gjatë seancave paraprake në GJKKO nuk kanë munguar akuzat dhe tensionet në sallë, ku një nga çështjet e debatuara ka qenë edhe kafazi i xhamtë, për të cilin Meta dhe avokati i tij kërkojnë heqjen.





