Një 36-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Dila Ndoj është vrarë nga bashkëshorti i saj, Bashkim Gashi 36-vjeç nga Kosova.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kodër të Ulqinit, ku viktima, me origjinë nga Balldreni i Lezhës jetonte me bashkëjetuesin e saj.
Dyshohet se pas krimit, ai i ka vënë flakën banesës në përpjekje për të fshehur gjurmët.
Trupi i pajetë i 36-vjeçares u gjet brenda banesës së djegur, ndërsa Bashkim Gashi u arrestua më vonë.
Autoritetet në Mal të Zi kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Ceremonia mortore e viktimës pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, ku familja do të hapë dyert e mortit për ngushëllime./vizionplus.tv





