Subscribe

Spektakli plot surpriza, sharm, bukuri dhe perfomanca nga artistët më në zë të momentit, “Miss Universe Albania”, është finalizuar në Vizion Plus me kurorëzimin e Linda Idrizit. Anisa Kospiri, bukuroshja që hyri në dhjetëshen e vajzave më të bukura në botë 15 vite më pare, në Miss Unisverse, ka kurorëzuar vajzën nga Elbasani, Linda Idrizin.  Ethet e konkurrimit kanë pushtuar 25 vajzat konkurrente, pasi në këtë event “Miss Universe Albania” nuk ishte i vetmi çmim. Producentja Holta Dulaku, pjesë e  jurisë është ngjitur në skenë  për të kurorëzuar një tjetër bukuroshe, Andrra Kovaçin. Andrra nis kështu rrugëtimin e saj për në Miss World, një tjetër kompeticion i rëndësishëm bukurie në botë. Përveç dy fitueseve kryesore gjate mbrëmjes u shpërndanë edhe disa çmime te tjera. Kështu Miss eleganca u shpall Arvenita Morina, Miss buzëqeshja – Erlinda Deda dhe Miss bikini – Adea Mehmetaj.  Spektakli i madh i Miss Universe ka mbledhur në tapetin e kuq jo vetëm 25 bukuroshet, të cilat i keni njohur në takimet e të dielave në ekranin e Vizion Plus, por edhe emra të njohur të botës së spektaklit në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *