Miriam Cani gjithmonë është pëlqyer nga publiku jo vetëm për talentin e saj, por edhe thjeshtësinë si artiste. Produktet e saj muzikore përherë janë të veçanta, ndryshe nga pjesa e komercializmit që mbizotëron në treg.

 

Përveçse në muzikë, duket se Miriam dëshiron të sjellë një frymë të re edhe në ‘look’-un që zgjidhet për xhirimet e videoklipeve. Ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar një fotografi në të cilën tregon se është duke xhiruar videoklipin e ri.

 

 

Në foto ajo shfaqet me një ‘make up’ shumë të thjeshtë, gati natyral. Miriami prej kohësh ka zgjedhur që edhe në fotografitë që publikon në rrjete sociale të jetë shumë e thjeshtë, si një mënyrë për të treguar se dhe natyralja është e bukur.

 

Xhirimet e klipit duhet të jenë për këngën që Miriam do të sjellë në bashkëpunim me Albanin, sepse pak ditë më parë çifti i njohur njoftuan se do të vinin me një projekt të ri muzikor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *