Subscribe

Kuvendi ka miratuar këtë të hënë dekretin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Kryeministrit Edi Rama në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

 

Deputetët e kuvendit kanë votuar me 77 vota pro dekretit e Metës për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe me 78 vota pro emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama.

 

Ndërkohë në votim nuk ka marrë pjesë opozita e cila la sallën e kuvendit menjëherë pas fjalës së kryetarit të PD, Lulzim Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *