Subscribe

Njerëzit e vetingut nga kjo e premte do te nisin punën per skanimin e te gjithe gjyqtareve dhe prokuroreve te Shqipërisë. Ne oret e para te mëngjesit, Parlamenti ka miratuar organiken e 3 institucioneve qe do te kryejnë vetingun, duke krijuar infrastrukturën e nevojshme qe ky proces themelor i reforme ne drejtësi te zbatohet.

 

74 deputetet e Partisë Socialiste votuan nje organike me te reduktuar per institucionet e vetingut me 113 persona krahasuar me 185 punonjës qe kishin kërkuar vete keto institucione. PD dhe LSI zgjodhën te mos merrnin pjese ne votim pasi amendamentet e propozuara prej saj per me shume mbështetje per procesin e vetingut, u rrezuan.

 

Edi Rama: Si ka mundësi, ju të gjithë që vuajtët për Vetting-un, që Zoti e di se çfarë hoqët derisa e bëtë realitet, jeni mbledhur tani ta mbroni Vetting-un nga ne, nga një komplot i madh, ndërkohë që as Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, as ata që ju bënë juve të fusni dy këmbë dhe një dorë në një këpucë dhe të vinit këtu të ngrinit dorën tjetër me kartonin jeshil, kur ju thoshit “kurrë”, nuk kanë asnjë problem me këtë, do iu vinte zor të dilnin e të thoshin po cenoni Vetting-un? E kapët ju dhe ata nuk e paskan kuptuar.

 

Nje vit pasi presidenti i asaj kohe Bujar Nishani refuzoi te miratonte ndryshimet ligjore qe lejonin importin e mbetjeve, parlamenti vendosi te leje ne fuqi dekretin presidencial. Meqenëse rrëzimi i dekretit kërkon 71 vota kundër, mazhoranca zgjodhi te mos marre pjese ne votim.

 

Importi i mbetjeve nuk u lejua asnjëherë, pasi ndryshimet ligjore nuk hyne ne fuqi e tani mbetet per t’u pare fare qasje do te ketë qeveria socialiste, a do te tentoje ajo ta hape serish kete debat apo jo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *