Subscribe

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar do të rikthehen në shkolla javën tjetër.

 

Në një deklaratë për mediat, Kushi nënvizoi se sfida e Maturës Shtetërore na pret përpara dhe se të gjithë bashkë, prindër, mësues e nxënës duhet ta fitojë këtë sfidë.

“Javën tjetër, nxënësit rikthehen në shkolla. Më lejoni që të falënderoj të gjithë mësuesit, për punën e madhe që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues. Mirënjohje për mësuesit, një sfidë e madhe si Matura na pret përpara. Përqafime të sinqerta për të gjithë ju nxënës të dashur. Një bravo të madhe për përgjegjshmërinë. Miirënjohje për prindërit, që bashkëpunuan dhe treguan solidaritet. Ta fitojmë përfundimisht këtë luftë të madhe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *