Ashtu siç është deklaruar më parë, në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë, kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend kanë përshkallzuar më tej veprimet duke mos furnizuar tregun këtë të enjte me produkte të freskëta bulmeti, sic pritet të ndodhe edhe ditën e premte.

Një vendim i tillë vjen pasi grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjës, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës,  Shkodrës e rretheve të tjera të vendit ndërprenë grumbullimin e qumështit  në datat `19 dhe 20 mars.

Këto akte demostruese erdhën si mbështetje e prodhuesve bujqësorë, kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për fermerin, nga 20 – 6 përqind, pasi këto ndryshime  ligjore, sipas tyre do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cenuar sigurinë udhqimore.

Të mërkurën fermerë, grumbullues dhe përpunues nga e gjithë myzeqeja zhvilluan një proteste tek Rotondo e Plastmasit në Lushnje duke derdhur në mes të rrugës në shënje proteste të gjitha prodhimet e tyre bujqësore.

Ata riktheksuan se kjo kauzë është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *