Buçko dhe Dijonisi në një bisedë me njëri-tjetrin kanë diskutuar rreth televotimit të hapur këtë javë për Ditean, Florin, Albanon dhe Xhesikën.

Buçko u shpreh se mund të duket keq që zgjodhi imunitet dhe la në televotim vetëm këta të katërt. Dijonisi këshillon fermerin, duke i thënë se në fermë ka ardhur për të fituar, jo për të  bërë vllezër.

Pjesë nga biseda:

Buçko: Janë vetëm katër veta në nominim dhe mua më kanë hequr një barrë që se ke idenë. E di dhe sa keq mund të dukem unë  që zgjodha imunitet dhe që lashë në nominim ata të katërt, se është e sigurt që do dilja tek dy më pak të preferuarit. Ika unë dhe e ngushtova rrethin

Dijonisi: Jepi drejtim o shok, jepi drejtim

Buçko: Se të hënën mund të më bjerë mua prapë me një tjetër

Dijonisi: Jepi drejtim se shumë do ngushtohet rrethi. Pikë ndjenje fare. Jemi vllezër, jemi shok, të respektoj sa jemi brenda, të respektoj dhe jashtë, takohemi, por kur bije sfida unë kam një qëllim. Nuk kam ardhur këtu të bëhem byrazer me ty, kam ardhur të fitojë lojën. Do jap maksimumin tim./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *