Emigracioni I paligjshëm dhe numri I azilkërkuesve, ka sjellë në Tiranë ministrin hollandez për emigracionin Mark Harbers. Në një konferecë me zvendës ministren e brendshmë, Rovena Voda, ai vuri në dukje se numri I azilkërkuesve shqiptar në Holandë, ishte rritur vitin e shkuar.

 

MARK HARBERS
MINISTRI HOLANDEZ PER EMIGRACIONIN

Tema kryesore e vizitës sime është emigracioni i paligjshëm nga Shqipëria dhe kalimi i paligjshëm nëpërmjet Holandës. Qëllimi im është të ndalojmë këtë emigracion të paligjshëm, duke punuar ngushtësisht me autoritetet shqiptare. Përveç numrit të lartë të emigrantëve të paligjshëm në portet tona, të cilët përpiqen që në mënyrë të paligjshme të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar si klandestinë të fshehur nëpër kamionë, numri i shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar për azil në Holandë është rritur sërish vitin e kaluar.

 

 

Nga ana tjetër zevendes ministrja shqiptare, ka theksuar se janë përforcuar masat në çdo pikë kalimi kuftar.

ROVENA VODA
ZV/MINISTRE E BRENDSHME

Që prej muajit korrik 2017, Policia e Shtetit ka përforcuar masat në çdo pikë të kalimit kufitar, e shoqëruar kjo edhe me penalitete për kundërvajtësit, sidomos për prindërit që tentojnë të shpien të pashoqëruar fëmijë të mitur në hapësirën ‘Shengen’.

 

Të dy zyrtaret kanë theksuar se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta të origjinës, gjë e cila e bën të pamundur përfitimin e azilit në Holandë nga shtetasit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *