Subscribe

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.

Grupet e kërkimit të teknikut i cili kishte mbetur i bllokuar kanë gjetur trupin e tij në një zonë “sigurie” për tju shmangur gurëve që shembeshin.

Burime pranë grupit të kërkimshpëtimit thanë se Muharrem Plaku në momentin që ka nisur shembja është strehuar në një nga ato që quhen dhoma sigurie, të cilat ndërtohen brenda galerisë në raste rreziku.

Por edhe pse dhoma ka qenë me armaturë prej druri, nuk e ka mbrojtur 61 vjeçarin, pasi sasia e madhe e materialit ka dëmtuar konstruktin duke e zënë poshtë, e ku i ka shkaktuar vdekjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *