Reshjet e shiut dhe mjegulla e dendur ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Klos – Bulqizë.
Në disa segmente të kësaj rruge ka rënie të gurëve dhe prani të ujit.
Kjo ka bërë që të gjithë ata që lëvizin në drejtim të Bulqizës apo Klosit të përballen me vështirësi.
Më problem mbetet segmenti i fshatit Kloskatund si dhe në afërsi të Qafës së Buallit, ku ka rënie gurësh.
Reshjet e shiut kanë nisur që në orët e para të ditës së sotme në të gjithë Qarkun Dibër por deri tani nuk ka probleme madhore në rrugët nacionale apo në zonat rurale.





