Në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe në qytete të tjera, mijëra protestues kanë protestuar kundër politikave të migrimit të presidentit, Donald Trump, përfshirë edhe politikën për ndarjen e familjeve.

 

Protesta është zhvilluar në heshin që gjendet përball Shtëpisë së Bardhë, protestuesit brohoritën “Turp, Turp”. Ndërsa në pankartat e tyre shkruhej “Ku janë fëmijët” dhe “Ne jemi Amerika”.

 

Sipas mediave ndërkombëtare politika e ndjekur nga administrata Trump ka rezultuar në ndarjen e prindërve nga fëmijët e tyre. Ndërkohë presidenti amerikan e ka tërhequr politikën e ndarjes, teksa Kongresi po tenton që të kalojë reformën për emigrantët.

 

Ndalimi i hyrjeve ilegale në SHBA ishte temë qendrore e fushatës presidenciale të Trumpit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *