Subscribe

Ilir Meta njihet si politikan që del gjithnjë në orar, por sot ai e ka filluar me 90 minuta vonese konferencen per shtyp.

Kreu i Shtetit doli para gazetarëve vetëm pasi gjykata Kushtetuese publikoi njoftim zyrtar për mandatin e Marsida Xhaferllarit.

 

 

ILIR META

 

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

“Gezuar per fillimin e funksionimit te kushtetueses.Kam preferuar zonjën Xhaferllari sepse kam qenë i bindur në integritetin e saj, sepse ka respektuar frymën e Kushtetutës më mirë se kushdo tjetër duke kandiduar vetëm për një vakancë. Nuk është normale të kandidosh për 4 vakanca”Për zonjën Vorpsi kam pasur një vërejtje dhe rezervë. Ka qenë anëtare e grupit të ekspertëve të lartë të reformës në drejtësi për çështjen e ligjit për Gjykatën Kushtetuese ngaqë ka punuar atje. Dhe atëherë është deklaruar se këta ekspertë do të përjashtoheshin kur do të bëheshin kandidimet. Ishte marrëveshje gentelmenësh. Në vlerësimin tim është konflikt interesi.”Dua tju kujtoj se zonja Xhaferllari ka qenë kandidate për kreun e KQZ në 2010-2011. Unë kam qenë në koalicion me doktorin.  E di shumë mirë që PD dhe koalicioni që drejtohej nga PD në atë kohë nuk e ka votuar e ka rrëzuar për kryetare të KQZ-së sepse nuk vlerësohej si njeri i besueshëm aq sa duhej për partinë në atë kohë. Prandaj mos u merrni me histori që nuk nderojnë askënd merruni me Kushtetutën që është ashtu si e ka thënë presidenti.”

 

 

Qellimi i konferences ishte njoftimi i padise se kreut te shtetit ndaj Ardian Dvoranit, i cili mban postin e kryetarit te keshillit te emerimeve ne drejtesi.

 

 

Ju bëj të ditur vendimin tim si president i republikës dhe kryetar i shtetit për të paraqitur  të hënën kallzim penal kundër zotit Ardian Dvorani, kryetar i KED me adresë Gjykata e Lartë Tiranë. Unë presidenti i republikës dhe kryetari i shtetit e akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale. 1-Shpërdorimit të detyrës. 2.Përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore. Dvorani ka kryer veprimtari antikushtetuese. Në shumë raste jo vetëm kanë qenë në kundërshtim me ligjin por dhe përbëjnë vepra penale. Është konstatuar se përgjatë veprimtarisë së KED janë konstuar disa shkelje të rënda përgjatë ushtrimit të detyrës nga kreu i KED, Ardian Dvorani që kapërcen kufirin e shkeljes disiplinore, por hyjnë drejtëpërdrejtë në sjellje të karakterit që është e detyrueshme procedimi penal. Veprimet dhe mosveprimet e Dvoranit kanë krijuar pasojë shumë të rëndë që është cënimi i legjitimitetit të gjithë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kushtetueses dhe që kanë krijuar një debat të fortë publik që sjell pasoja të pariparueshme për mirëfunksinimin e sistemit të drejtësisë dhe provokon uljen e besimit të publikut te gjykata Kushtetuese dhe vetë implementimi i suksesshëm i reformës në sistemin e drejtësisë. Presidenti vlerëson se këto veprime dhe mosveprime pëbëjnë jo vetëm shkelje disiplinore por edhe vepra të qarta penale. Presidenti parashtron këtë kallzim penal para organit të akuzës me qëllim fillimin e hetimeve ndaj Dvoranit. Nga terësia e rrethanave vlerësohet se përgjatë detyrës së kryetarit të KED, me dashje ka shpërdoruar funksionin publik që i është ngarkuar dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz.

 

 

Presidenti i Republikes Ilir Meta sqaroi te gjithe betejën e tij të javeve te fundit, duke deklaruar se ne rast të kapjes se gjykates Kushtetuese, shqiptaret do te kishin vetem 3 rruge.

 

 

Njerëzve iu ngelin tre rrugë. Ose njerëzit të marrin armët për ndryshim, që është e papranueshme, ose të bëhen skllevër të një regjimi njëpartiak ose të ikin të gjithë nga Shqipëria. Të treja të papranueshme, por ato dy të fundit tmerrësisht të papranueshme. Është detyra e Presidentit të mbrojë këtë proces kushtetueses”.

 

 

Meta i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të kryeministrit Rama ne lidhje me qendrimin e ndërkombetarëve.

 

 

Përsa i takon përrallave që thoshte njëri në parlament se nuk m’u duk në rregull i them ‘mos i keqpërdorë më SHBA-në. Kushtetutën e kemi bërë me SHBA-BE dhe Komisionin e Venecias dhe aq më tepër për këtë cështje. Pasi për ndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë cështje. Kjo është një provë që një ditë do të gjykohet”.

 

Por pavaresisht qëndrimit të faktorit ndërkombetar, Meta e ka bërë të qartë se ku qëndron vija e kuqe për të.

 

 

Nuk ka institucon në botë që mund të guxojë të dalë kundër dekretit tërësisht kushtetues të presidentit. Nëse del kundër do të dëgjoni edhe përgjigjen e presidentit Ilir Meta. Sa herë ndërrohen diplomat apo ekspertë të caktuar ndërkombëtarë në Tiranë nuk kam ndërmend të tallem me kushtëtutën e Shqipërisë. Tek Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe e kuqe flakë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *