E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta takon Ramush Haradinaj

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë vizitës në Kosovë, është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.

 

Meta u shpreh se ka ardhur koha që marrëdhëniet mes dy vendeve te kalojnë ne nje nivel te ri e të intensifikohen me tej. Kreu i shtetit shqiptar e vuri theksin tek domosdoshmëria për liberalizimin sa më shpejt të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Reklamë

Gjithashtu presidenti Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive parlamentare. Ai u takua me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, me Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa si dhe me Përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiç. Ne te gjitha bisedat me përfaqësuesit e subjekteve politike, presidenti nënvizoi rëndësinë që mbart bashkëpunimi e dialogu konstruktiv për të ardhmen e Kosovës.

 

Meta vendosi kurora me lule ne varrin e ish-presidentit te Kosovës Ibrahim Rugova, si dhe ne memorialin e Adem Jasharit ne Prekaz.

 

Më shumë video

Reklamë