Presidenti Ilir Meta këtë të mërkurë ka pritur në një takim lamtumire ambasadorin e Malit të Zi, z.Dušan Mrdović.

 

Në këtë takim kreu i shtetit i ka shprehur mirënjohjen diplomatit malazez për angazhimin e Tij të palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.

 

 “Shqipëria vlerëson orientimin euroatlantik të Malit të Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të rajonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *