Presidenti Ilir Meta, ndodhet në një vizitë zyrtare në Egjipt kun ë takimin me homologun e tij Abdel Fattah El-Sisi, ka vlerësuar lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë.

 

Duke iu referuar sfidave dhe interesave të përbashkëta në rajonin e Mesdheut, Presidenti Meta shprehu vullnetin për ta shfrytëzuar këtë vizitë, për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis vendeve tona.

 

Të dy Presidentët ndanë mendimin se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë shumë më të mëdha se rezultatet aktuale dhe kuadri ligjor në fuqi është stimulues në këtë drejtim.

 

Marrëveshja e transportit detar, ajo e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe të tjera presin të gatshme e në përgatitje për nënshkrim do të kontribuojnë pozitivisht në këtë drejtim.

 

Ndërkohë presidenti Meta e siguroi homologun El-Sisi se investimet egjiptiane janë të mirëpritura në Shqipëri.

 

e tyre për një shfrytëzim më të mirë të këtyre mundësive dhe mbledhjen sa më parë të Komisionit të Përbashkët Ndërshtetëror, që do të identifikojë të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit.

“Lidhjet midis dy vendeve janë të hershme, janë shekullore, janë historike, miqësore kulturore dhe vëllazërore, ashtu sikurse edhe interesat e përbashkëta që kemi pasur në rajonin e Mesdheut dhe ato që kemi përsëri, përfshirë edhe sfidat. Po kështu edhe në aspektin ndërkombëtar, vendet tona janë kontribuuese mjaft aktive për paqen dhe për sigurinë. Gjatë kësaj bisede, sikurse edhe Presidenti e shprehu, i kushtuam vëmendje nxitjes dhe gjallërimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Për këtë bashkëpunim ne kemi një kuadër shumë të mirë ligjor, që garanton investimet reciproke dhe që lehtëson bizneset duke i çliruar ato nga taksimi i dyfishtë. Në këtë drejtim e sigurova Presidentin se investimet egjiptiane janë të sigurta dhe shumë të mirëpritura në Shqipëri dhe Shqipëria do të jetë një portë hyrëse dhe motivuese për bizneset dhe investimet egjiptiane në gjithë rajonin e Ballkanit.”

 

Ndërsa presidenti El-Sisi në fjalën e Tij e vlerësoi historike këtë vizitë dhe e falënderoi Presidentin Meta për rolin e rëndësishëm që po luan në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *