Presidenti Ilir Meta ka replikuar në distancë, me ironi ndaj qëndrimeve të fundit të kryeministrit Rama në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Meta shkruan se data kushtetuese e zgjedhjeve është 13 tetori. Ai iu ben thirrje qytetareve që të shmangin provokimet dhe ta marrin insistimin e Ramës për zgjedhje të dielen me qetësi dhe mencuri.

Nëpërmjet këtyre zgjedhjeve, thotë Meta, kryeministri kërkon instalimin e një regjimi monopartiak dhe kapjen e shtetit. Kreu I shtetit I bën apel qytetareve që të mos shkojnë drejt dhunës pasi ajo nuk I shërben të ardhmes së vendit.

Për ti shtuar dozat e ironisë, Meta e shoqëron shkrimin me një video nga votimet në kohën e diktaturës të cilave do tiu ngjajnë sic shkruan ai, votimet e ditës së diele. Ndërsa shqiptarët sipas presidentit, do të shkojnë të gjithë të votojnë në 13 tetor.

 

 

Postimi i Ilir Metes:

 

Mirëdita të dashur qytetarë!

Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019.
Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese.
Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019.

Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.

Të dashur qytetarë,

T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste. 
Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane, dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.

Mos u nervozoni nga provokimet që do t’ju bëhen për t’ju çuar drejt dhunës.

Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë.

Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë.

Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019.

Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante.

 

 

Video e publikuar nga Meta per zgjedhjet ne 1982:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *