Presidenti Ilir Meta u shpreh i shqetësuar për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus. Duke ju referuar disa të dhënave të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, Meta tha në “Facebook” se është arritur niveli më i lartë i të prekurve. Ai kërkoi masa urgjente, ndërsa nuk la pa sulmuar qeverinë.

“Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.  Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

COVID-19 nuk ndalet me propagandë. Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut. 🇦🇱”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *